Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

25 Nëntor, 15:33

Presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për negociatat në lidhje me Ukrainën. Kështu është shprehur sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kjo ishte përgjigja në lidhje me atë që tha Michael Waltz, i caktuar nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Sipas tij ekipi i Trump synon të punojë me administratën aktuale të Presidentit Joe Biden për mundësinë e një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

"Ju e dini se presidenti ka konfirmuar vazhdimisht se ai është i gatshëm për bisedime për paqe," tha Peskov.

Më tej Peskov theksoi se nuk ka unanimitet midis vendeve evropiane për dërgimin e mundshëm të trupave në Ukrainë duke komentuar lajmet e publikuara nga Le Monde sipas të cilës brenda BE po zhvillohen diskutime për dërgimin e mundshëm të forcave ose mercenarëve nëse presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump tërheq mbështetjen e tij për Kievin.

    No videos found.