Kremtohet e Premtja e Zezë në Berat, Epitafët bashkohen në rrethrrotullimin mes lagjeve muzeale

10 Prill, 21:49 | Përditesimi: 10 Prill, 22:35

Besimtarët ortodoksë të qytetit të Berat kanë kremtuar sot E Premtja e Zezë, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit fetar, që simbolizon vuajtjet dhe kryqëzimin e Jezu Krishti.
Ritet fetare janë zhvilluar në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe në Kishën e Goricës “Shën Spiridhoni”, ku qindra besimtarë janë bërë pjesë e ceremonive përkujtimore. Shërbesa në Katedralen “Shën Dhimitri” është drejtuar nga Imzot Asti, së bashku me klerikët At Johan Qako dhe At Petraq Simsia, të cilët kanë kryer meshën dhe ritualet e kësaj dite.

A.M/Shqiptarja.com