Kremtohet Festa e Shna Ndout! Trafik i rënduar, besimtarët: S'bëhet fjalë të kthehemi pas

12 Qershor 2021, 23:22

LAÇ- Kulmon sot në mbrëmje dhe mëngjesin e ditës së nesërme pelegrinazhi i 13 javëve në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Gjatë gjithë ditës së sotme mijëra pelegrinë i janë drejtuar vendit të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambjenteve të kishës.