Krenari dhe pengje, Italia ‘ringjallet’ në Ligën e Kombeve, fiton grupin A3! Barazim i ‘çmendur ‘ në Angli-Gjermani

27 Shtator 2022, 17:59

Italia nuk do të jetë në Botërorin e Katarit por ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale apo atë që njihet si Final Four të Ligës së Kombeve. “Të kaltrit” e Mancinit triumfuan 2-0 në Budapest ndaj Hungarisë në ndeshjen e fundit të grupit 3 në Ligën A dhe e mbyllin grupin në vend të parë. Golat u shënuan nga një për çdo pjesë Me Raspadorin e Dimarco e Italia e mbyll me 11 pikë në 6 ndeshje.