Kreu i Emergjencave Civile bën bilancin e dëmeve nga zjarret: Janë djegur 33.420 ha kullota e shkurre, si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari

3 Shtator 2021, 11:51 | Përditesimi: 3 Shtator 2021, 11:51

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se dëmet nga zjarret arrijnë një vlerë prej 33.420 hektar kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari. Çako tha se vendi ynë është një vend me rrezikshmëri të lartë për zjarret dhe se në gjithë vendin shpërthyen 389 vatra zjarri. Zjarri më masiv ishte në Gadishullin e Karaburunit sipas Çakos.

 

r.k./Shqiptarja.com