Kreu i KLP për Report Tv: Harta e re gjyqësore s’mund të jetë me një Apel! Reforma e bëri prokurorinë të pavarur dhe më të besueshme! Mungojnë 170 prokurorë në sistem

14 Prill 2022, 14:02 | Përditesimi i fundit: 2022-04-14 14:29:14

Kreu i KLP-së, Alfred Balla ka folur për hartën e re gjyqësore, ku tha se ajo është gati por duhet rishikuar pjesa që vendi të ketë vetëm një Apel. Në një intervistë për Report Tv , Balla tha se një Gjykatë Apeli është jashtë realitetit dhe se harta e re gjyqësore ka një afat implementimi 3-6 muaj.