Kreu i komisionit zgjedhor në PD, Gjana: Jemi të interesuar për proces të drejtë! Pjesëmarrja në fushatë nuk është kriter i përjashtuar

18 Maj 2021, 15:02 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 17:11:44

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, Jemin Gjana në një deklaratë për medie, tha se PD por dhe vetë ai, janë të interesuar për një proces të drejtë zgjedhor. “ Nuk kemi vënë kritere përjashtuese por një set kriteresh përfshirëse. Pavarësisht komenteve të jeni të sigurt që PD dhe unë si kryetar jemi të interesuar për një proces të drejtë zgjedhor. Pa një proces të drejtë zgjedhor ne nuk do të bëjmë dot asnjë hap përpara”, tha ai.Duke folur për kriteret për kandidatët ku një prej tyre është kontributi në fushata elektorale,Gjana thotë se ky duhet të ishte një kriter përfshirës. "Jemi të gjithë dakord që Pd janë grupime elektorale për të korrur produktin ne fushatë. Pjesmarrja në fushatë smund të jetë një kriter përjashtues dhe as i përjashtuar. Ndryshe do thoshit nëse e ka marrë pjesë në fushatë sështë i përjashtuar nëse ska marrë është i përjashtuar. Nëse nuk ka marrë pjesë në fushatë automatikisht është i përjashtuar por nëse ka marrë pjesë ka një pikë të caktuar sepse organizata politike këtë ka. Në setin e të gjithë kritereve ai duhet të ishte një kriter përfshirës ndryshe do të ishte gabim. Nuk kemi vënë kriterer përjashtues por një set kriteresh përfshirëse secila do ketë peshën e vetë në gjykim. Bëhet fjalë për anëtarë aktiv në fushatë. Sepse anëtarë të Pd në regjistër mund të jenë dhe njerëz që janë emigrantë".