Kreu i Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Report Tv: Kundër hartës së re gjyqësore, cenon aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë

15 Shkurt 2022, 20:36 | Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 20:36

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ. Kreu i Komitetit, Erida Skëndaj e ftuar në ‘Report Tv’ thotë se shkrirja e 6 gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë largon shërbimet për qytetarët, të cilët duhet të udhëtojnë me orë të tëra për një çështje gjyqësore në Tiranë.

KT/Shqiptarja.com