Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku thotë se duhet një marrëveshje e gjerë bashkëpunimi e të gjitha ngjyrave politike ne vend në mënyrë që të kryhet një reformë thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kthimin në normalitet.
I ftuar në Report Tv, Buxhuku nënvizoi se duhet një marrëveshje e ndershme mes palëve politike, ndërkohë që vlerësoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për opozitën për bashkëpunim, por tha se duhet të sqarohet se çfarë përmban në vetvete thirrja e kryeministrit. Buxhuku tha me tej se jemi ende larg ndaj pritshmërisë për një zhvillim të qendrueshëm të ekonomisë në afatgjatë dhe pikërisht për këtë ka nevojë për një bashkëpunim të gjerë mes palëve politike.
Sa i përket periudhës pas zgjedhore, Buxhuku i bëri thirrje vendimmarrësve politikë vend që të mos mbajnë të hapur disa procese që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe më shumë akoma në sezonin turistik. Po ashtu Buxhku theksoi se mbyllja me standard e zgjedhjeve është një marketing i mirë për vendin.
‘Është fakt pozitiv që Shqipëria po ecën relativisht mirë për sa i përket vaksinimit në krahasim më vendet e tjera Rajonit që do të thotë se është një mundësi e mirë për të futur drejt normalitetit ekonominë dhe biznesin. Faktor i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe një farë rimëkëmmbje e vendeve partnere tona tregtare sidomos në vendet e Europës që japin një frymëmarrje për biznesin dhe ekonominë shqiptarë pas atyre goditjeve shumë të forta që kemi marrë, tërmeti dhe pandemia.