Kreu i parlamentit izraelit mikpret Ramën në shqip: Mirësevini në Knesset dhe faleminderit për besën tuaj

26 Janar, 20:00 | Përditesimi: 26 Janar, 20:00

Kryetari i parlamentit izraelit, Amir Ohana, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Izraelin, duke mos zgjedhur komoditetin e të qenit neutral në linjën diplomatike të Tiranës zyrtare.

Duke nisur dhe mbyllur fjalën e tij në gjuhën shqipe, drejtuesi i Knesset falenderoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të popullit hebre.

A.M/Shqiptarja.com