Kreu i shoqatës së bareve e restoranteve, Jahaj: Presim të hiqet ora policore nesër, jemi ende në rënie të fuqisë blerëse! Pritet ta rimarrim veten në 2025

26 Maj 2021, 18:57

Përfaqësuesit e bareve dhe restoranteve në vendin tonë presin që nesër Komiteti Teknik i Ekspertëve të lehtësojë masat anti-COVID. Enri Jahaj kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve në një intervistë për Report Tv tha se presin që të hiqet ora policore dhe të shkojmë drejt normalizimit në këtë sezon turistik.