Kreu i Sindikatave për Report Tv: 'Kurum' ka punuar gjithmonë në kurriz të punëtorëve, po tenton t’i nxjerrë në rrugë! Qeveria t’i kërkojë llogari

26 Gusht, 18:15

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, në një intervistë për Report Tv, tha se që me ardhjen në Shqipëri të ‘Kurum’ nuk ka bërë asgjë përveçse ka shkrirë mbeturinat, ka shkrirë skorie dhe ka ndotur mjedisin. Sipas Nikollajt Kurum deri tani ka punuar në kurriz të punëtorëve. Sipas Nikollajt, asnjë punëtor nuk është larguar nga puna, por kompania po punon që të largojë punëtorët nga puna