Kreu i Unionit Turistik në Shqipëri, Kasa: Problematikat kryesore ndotja akustike dhe plehrat! Kërkojmë heqjen e orës policore si dhe zgjatjen e orarit të muzikës

22 Qershor 2021, 20:05

Sezoni turistik ka nisur tashmë në të gjithë vendin. Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar thotë në një intervistë për Report Tv se ka mbi një muaj që është organizuar turizmi në bregdet dhe se janë në pritshmëritë e duhura

Kasa thotë se biznesi privat e ka bërë më së miri punën e tij, dhe se tashme i mbetet puna shtetit, duke nënvizuar së dy problematikat kryesore në vend mbesin plehrat dhe ndotja akustike. Ai shtoi se kanë kërkuar vazhdimisht gjatë sezonit veror të ndalohen ndërtimet pranë zonave turistike.