Kreu i Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej: Barinjtë po na vënë zjarrin! Vështirësia për fikjen në zonat malore

27 Korrik 2021, 18:50

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej në një intervistë për Report Tv tregon se një pjesë e mirë e zjarreve në vend janë të qëllimshme, nga barinj, ose individë që kanë konflikte pronësie. Dedej thotë se në terrenet malore shuarja e zjarreve është e vështirë, ndërsa problem mbetet riaktivizimi i tyre