Krijohen 700 ekipe sportive në të gjithë vendin, veshje falas për çdo fëmijë! Nxënësit spektakël në 'Air Albania', Rama: Këtu janë kampionët e ardhshëm

10 Dhjetor 2022, 15:36

Qindra të rinj e të reja u mblodhën ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ për të festuar së bashku krijimin e 700 ekipeve sportive në 61 bashkitë e vendit. Projekti ‘Ekipet Sportive në Shkolla’ synon të nxisë të rinjtë të shkojnë drejt sportit, si edhe të promovojë kulturën sportive për një jetë të shëndetshme.