Krime, mbyten dy anije ruse me cisterna nafte në Detin e Zi! Një i vdekur, shkak stuhitë e fuqishme

15 Dhjetor, 15:27 | Përditesimi i fundit: 2024-12-15 15:28:13

Të paktën një person vdiq sot (15 Dhjetor) për shkak mbytjes së dy anijeje ruse cisterna nafte, në brigjet e Krimesë së pushtuar. 

Agjencitë ruse të lajmeve raportuan, duke shtuar se aksidenti shkaktoi një derdhje nafte. Çisternat e naftës u dëmtuan të dyja nga një stuhi në ngushticën e Kerçit, midis Krimesë dhe rajonit rus të Krasnodarit, në jug të vendit, raporton “La Repubblica”, duke publikuar edhe pamjet. 

"Sot, për shkak të një stuhie në ujërat e Detit të Zi, dy cisterna nafte Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239 janë mbytur. Në bordin e anijeve ndodhen ekuipazhe prej 15 dhe 14 personash. Pas aksidentit, një derdhja e naftës”, tha agjencia federale e transportit Rosmorrechflot. 

Videot e publikuara në internet treguan pjesën e pasme të Volgoneft-212 të thyer dhe të notuar në një pozicion të drejtë. 

Ministria e Situatave të Emergjencave tha se 13 marinarë ishin evakuuar nga Volgoneft-212, por "për fat të keq njëri prej tyre vdiq". Janë dërguar dy rimorkiatorë dhe dy helikopterë.

    No videos found.