'Krimi përfiton nga financat publike në Fier', Armando Subashi reagon për deklaratat e Petro Koçit: SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë

29 Korrik 2021, 21:46

Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçit i cili tha se në Fier elementë të botës së krimit përfitojnë nga financat publike. Subashi tha se organet e drejtësisë janë të lirë që të hetojnë, ndërkohë që mohoi se në zyrat e bashkisë të ketë qenë SPAK.