'Krishti u ringjall', besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën! Qirinjtë e ndezur simbolizojnë ‘dritën e shpresës’

16 Prill 2023, 15:37

Të gjithë besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkët. Të gjitha kishat e vendit janë mbushur me besimtarë që kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit.

‘Krishti u ngjall’ është refreni i kësaj dite festive që shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët që çukisin vezët e kuqe, ngjyrë e cila simbolizon gjakun e Krishtit. Në mesazhin e tij, kryepeshkopi Janullatos tha se duhet të lëmë dritën e ngjalljes të ndriçojë jetën tonë dhe shpirti i shenjtë të na dhurojë qëndresë, durim e shpresë.