Kristjan Prenga ‘shkatërron’ amerikanin, fitore me nokaut në raundin e 3! Boksieri shqiptar merr dy tituj

26 Mars 2023, 15:44

Boksieri shqiptar i peshave të rënda Kristjan Prenga ka shkatërruar kundërshtarin amerikan Samuel Crossed në ndeshjen e zhvilluar në SHBA, duke marrë titujt WBA dhe NBA në kategorinë e tij. 32-vjeçari shqiptar ishte si një uragan për amerikanin, i cili humbi me nokat në raundin e tretë.