Kritikat dhe gjobat bëjnë Kryemadhin të reflektojë për COVID-in! Shtyn pa afat konventën e LSI-së për shkak të pandemisë

3 Dhjetor 2020, 19:06

TIRANË- Kritikat e vazhdueshme, gjobat për mos-mbajtjen e maskës, por edhe infektimi me COVID-i në një kohë që deklaronte se nuk ekziston, duket se kanë bërë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi të reflektojë.

Ditën e sotme, ajo ka bërë me dije se konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së është shtyrë për shkak të situatës së pandemisë. Ajo ishte parashikuar që të mbahej më 5 dhjetor, por tashmë është shtyrë pa një afat. Me anë të një video- mesazhi, Kryemadhi ka argumentuar këtë vendim, duke thënë se e gjitha vjen për shkak të mos reagimit nga ana e qeverisë për përballimin e kësaj situate.