Qytetari ia thotë në sy Monika Kryemadhit: Nuk e heq maskën! Nuk kam lekë sa ty që të kurohem nga COVID! Policia e gjobit për herë të dytë (VIDEO)

DURRËS- Gjobitet për herë të dytë 'live' Monika Kryemadhi. Ajo ka debatuar me një polic, pasi refuzonte që të mbante maskën.

Polici: Keni shkelur aktin normativ për mos vendosjen e maskës.

Kryemadhi: Unë jam Monika Kryemadhi, e bija e Ramazanit, 30 mijë lekëshi yt nuk është asgjë përballë kësaj zonje. Policët këtu i trajtojnë pa personalitet, kanë pagat më të ulëta në rajon

Ndërkohë mësohet se ajo ka shkruar në fletën e gjobës:  “T’ia çjerrim maskën Edi Ramës në 25 prill 2021. Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve.”, shkruajti Kryemadhi. Megjithatë, siç shihet në fletën e gjobës, ajo ka ngatërruar datën e zgjedhjeve. Në vend që të shkruante 2021, ka shkruan 2020. Një gabim s'ka bërë vetëm Kryemadhit, por edhe polici. Kryetarja e LSI-së, është gjobitur me 3 mijë lekë, por në rastin konkret kjo është një shkelje e përsëritur dhe sipas aktit normativ nëse shkel ligjin më shumë se një herë,duhet të gjobitesh me 5 mijë lekë.

Fleta e gjobës firmosur nga Monika Kryemadhi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:37
Kryemadhi 'infektohet' nga Basha, ngatërron datën e zgjedhje, e shkruan gabim në fletën e gjobës

Duket se opozita nuk është shumë mirë me matematikën, kryearja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë gafën e radhës. Ajo ka shkruar në fletën e gjobës "Do ia çjerrim maskën Edi Rama më 25 prill 2020", ndërkohë që zgjedhjet janë më 2021.

 

Ora 10:24
Kryemadhi në takim me të prekurit nga tërmeti: Ne s'e mbajmë maskën! Banori: Unë e mbaj se kam frikë, ti ke para e përballon (VIDEO)

DURRËS- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është gjetur në një situatë të papritur në qytetin e Durrësit.

Ajo është shfaqur sërish pa maskë në takimin me banorët e Durrësit, por ndryshe nga herët e tjera ka gjetur rezistencë nga ana e qytetarëve, të cilët pjesa më e madhe është shfaqur me maskë. Madje ai i ka kthyer një përgjigje Kryemadhit që nuk e priste.

Kryemadhi: Ne s'e mbajmë maskën...

Qytetari: jo unë e mbaj se kam frikë

Kryemadhi: Ke frikë...

Qytetarit: Ti ke para dhe e përballon, unë s'e përballoj dot.

Kryemadhi: S'ke faj se ta ka qelb ambientin Rama

Qytetari: E keni qelbur ju të parët

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel