Kritikat e Ramës për përplasjen me armë në ‘Bar Orange’, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës

9 Korrik 2021, 11:44 | Përditesimi: 9 Korrik 2021, 11:44

Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës Syrja Bello. Në vend të tij emërohet Klodian Kondi.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama me një gjuhë të ashpër, duke sjellë rastin e sulmit me armë në bar 'Orange', tha se ka pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh ndërsa ka kërkuar që të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë.

r.k./Shqiptarja.com