Kritikat për fjalimin e Ramës në KiE, Bashkurti: Kishte qëllim mbrojtjen e UÇK! Synonte reflektimin e diplomacisë europiane për raportin skandaloz të Dick Marty

14 Tetor 2022, 18:41

Diplomati Lisen Bashkurti e cilëson inciativë me qëllim të mirë për të mbrojtur UÇK fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës duke shtuar se shteg për interpretime lanë komentet politike e personale. Ndërsa për Albin Kurtin thotë se është kontradiktor kur thotë se nuk e ndoqi dot fjalimin për shkak të angazhimeve.