Zjarrfikësit në Madrid i janë bashkuar protestës kundër qirave të larta dhe dëbimeve nga banesat. Videoja tregon momentin kur ata mbërrijnë mes demonstruesve dhe priten me duartrokitje.
Protestuesit kërkojnë strehim të përballueshëm dhe mbrojtje për qiramarrësit. Mobilizimi është shtuar pas dëbimit të Maricarmen Abascal, 87 vjeçe, nga apartamenti ku jetonte prej shtatë dekadash në Madrid, pasi nuk përballonte dot rritjen e qirasë.












