Kriza energjetike/ Basha: Rama doli si lugati! Ngatërron emrin e drejtorit të OSHEE-së

14 Tetor 2021, 13:38

Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka sulmuar Edi Ramën dhe OSHEE-në, për gjendjen energjitike në të cilën ndodhet vendi.Të dielën doli si lugat dhe tha se vendi ishte në krizë, kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE, bandës më të madhe me kryekriminelin Ardit Çela, Ardian Çela. I kanë përdorur për të blerë deri në 400 euro një votë në Pukë, e di fare mirë i zgjedhuri i kaskadës në këtë sallë. Korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkatërruar të gjithë sektorin.