Kriza energjetike, Karakaçi në Report Tv: Anijet me qira do të prodhojnë 2400 MWh energji në 24 orë! Kaskada duhet të ruhet për muajt e verës

14 Shtator 2022, 16:08

Dy anije me qira që do të vendosen në Triportin e Vlorës për prodhimin e energjisë është një nga masat që ka marrë qeveria për të përballuar krizën energjetike. Enea Kakaraçi, drejtori i përgjithshëm për energjinë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë foli në një intervistë për Report Tv ka treguar ndikimin e anijeve me qira për prodhim të energjisë.