Kriza energjetike, nis zbatimi i masave në qytetin e Lezhës, fiket ndriçimi publik i rrugëve! Shtohen patrullimet e policisë nga rreziku i rritjes së kriminalitetit

21 Mars 2022, 07:29 | Përditesimi i fundit: 2022-03-21 11:46:54

Pas deklaratës së Ministrisë Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka nisur zbatimi i masave për kursimin e energjisë elektrike. Prej orës 24:00 në qytetin e Lezhës është fikur ndriçimi publik i rrugëve. Ashtu siç ish te paralajmëruar, diçka e tillë ka ndodhur edhe në rrethrrotullimin e Milotit. Ndërkohë zhytja e qytetit të errësirë, mund bëhet shkak për rritjen e ngjarjeve kriminale. Për këtë qellim policia ka shtuar patrullimet gjatë natës dhe po mbahen nën monitorim të gjitha zonat e qytetit të Lezhës.