Kriza energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime! Ergys Verdho: Do furnizohemi me anijet që prodhojnë energji! Sasia e parë vjen në nëntor të këtij viti

5 Shtator 2022, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2022-09-05 15:22:12

Pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime. Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ku tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji.