Kriza/ Franca masa drastike për të kursyer energji! Reduktohet ndriçimi në kullën Eiffel dhe institucione

13 Shtator 2022, 12:40

Nisur nga kriza energjetike globale, Franca ka nisur reduktimin e ndriçimit të natës të Kullës Eifel me më shumë se një orë. Masa drastike janë vendosur në të gjitha qytetet franceze si dhe në institucionet shtetërore, më synim përballimin e situatës në stinën e ftohtë.