Kriza në PD, Baçi: Partia të bashkohet! Elezi: Kjo duhet bërë nga njerëz me kredibilitet për demokratët! Nesturi: Largimi i Bashës nuk solli zgjidhje, krisja mes palëve tepër e thellë

25 Mars 2022, 07:17

Bashkimi i demokratëve dhe kush do të vendoset në krye të PD janë fokusi i diskutimi dhe debateve mes demokratëve që pas largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Megjithatë demokratë të Bashës apo të Berishës të gjithë janë në një mendje, që PD duhet të bashkohet.  Luan Baçi, deputeti i grupit të Berishës, tha në emisionin 'Repolitix' në Report TV se PD duhet të bashkohet dhe më pas do të bëhet një riformatim i të gjithë strukturës së partisë që nga baza dhe të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të ri.

"Partia janë njerëzit dhe jo vula dhe më 6 mars Komisioni i Rithemelimit kishte strukturat e PD, ndërsa vetë grupi i PD mbeti vetëm dhe humbi. Grupi parlamentar duhet të bashkohet dhe do ketë një riformatim që nga baza, degët, seksionet dhe më pas të zgjidhet kryetari.