Krizë për punëtorë, tregu po mbijeton me të pakualifikuar! Eksperti: 75% e hoteleve pa punonjës, bizneset janë dyfishuar

24 Mars 2023, 20:01

Shqipëria është në krizë punëtorësh e veçanërisht sektori i turizmit. Kreu i shoqatës shqiptare të Hoteleri-Turizmit Zak Topuzi, thotë se 75% e hoteleve në Shqipëri vuajnë nga kriza e punëtorëve, krizë e cila pritet ende të thellohet pasi numri i bizneseve është dyfishuar.