Krizë politike në Austri, kryeministri: Do të dorëhiqem! Partitë e qendrës dështuan të formojnë koalicion

5 Janar, 14:09

Austria futet në krizë politike pasi partitë kryesore të qendrës, dështuan të formojnë një koalicion pa partinë e ekstremit të djathtë e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të shtatorit. Kryeministri Karl Nehammer tha se do të japë dorëheqjen nga drejtimi I qeverisë dhe partisë së tij. Tani opsionet për të manovruar zvogëlohen, pasi në rast të mos formimit të një koalicioni qeverisës vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.