Kroçera me turistë nuk ankorohet dot në Portin e Vlorës, shkak moti i keq dhe punimet për kalatat! Turistët do zbresin me barkat e anijes

9 Prill 2023, 09:44 | Përditesimi i fundit: 2023-04-09 14:01:21

VLORË- Një kroçerë me turistë ka mbetur pa u ankoruar në Portin e Vlorës. Kroçera me turistë në bord ka mbetur pa u ankoruar për shkak të motit të keq, pasi deti është me dallgë.

Një tjetër shkak janë bërë edhe punimet që po bëhen për kalatat e Portit.