'Kruja është sot më e qetë', Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin dhe profesionalizmin

9 Gusht, 13:47 | Përditesimi: 9 Gusht, 13:47

Pas normalizimit të situatës nga zjarri masiv që përfshiu Krujën, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka falënderuar efektivët e angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari shpreh mirënjohje në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama për rreth 300 punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët, së bashku me zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura, morën pjesë në operacion.

E.H/Shqiptarja.com