Krujë, eksploziv makinës së 25 vjeçarit, vetëm dëme materiale

23 Mars, 11:53

Një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vrana Konti” të qytetit, dhe sasia e lëndës plasëse është vendosur në makinën tip “Opel Corsa” në përdorim të 25-vjeçarit Elton Kani.

Si pasojë e shpërthimit, për fat të mirë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e parë të mjetit, aty ku autori ka vendosur sasinë shpërthyese.

Policia e Krujës ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa po punon për identifikimin e autorit apo autorëve. Po ashtu, në fokus është edhe marrja në pyetje e pronarit të mjetit, për të kuptuar mbi ndonjë konflikt të mundshëm.