Krujë, shkrumbohet nga flakët mjeti tip 'Golf' në pronësi të 24-vjeçarit, përfshihet nga zjarri kioska

18 Korrik 2021, 11:22 | Përditesimi: 18 Korrik 2021, 11:22

KRUJË- Një mjet tip 'Golf' është përfshirë nga flaktët orët e para pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20. Mjeti tip 'Golf' është në pronësi të një 24-vjeçarit i identifikuar si Donald Shullazi. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se për shkak të flakëve të makinës, është përfshirë nga zjarri edhe një kioskë që ndodhej aty pranë.

Fatmirësisht janë shënuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj. 

r.k./Shqiptarja.com