Një vatër zjarri është aktivizuar mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se sipërfaqe të mëdha me shkurre e pemë të ndryshme po digjen nga flakët që po përhapen me shpejtësi.
Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse dhe e vetmja mënyrë për lokalizimin e flakëve është ndërhyrja nga ajri.
Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave, ndërkohë që zjarri vijon të përhapet, i favorizuar edhe nga era e fortë.

















