Kryebashkiaku Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” homologut të Athinës, Kostas Bakoyannis! Kryebashkiaku grek: Të bashkëpunojmë me të njëjtin vrull siç po transformohet Tirana

19 Qershor 2021, 14:18

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot në zyrën e tij homologun e Athinës, Kostas Bakoyannis të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit”. Takimi mes dy homologëve u bë pikërisht pas lajmit të mirë ku Greqia hapi kufijtë me Shqipërinë pas bllokimit në kuadër të pandemisë së Covid-19. 

“Ke ardhur me këmbë të mbarë”, - iu drejtua Veliaj homologut të tij, -  “sepse sot është dita e parë e hapjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke rritur kuotat derisa të shkojmë në një hapje totale. Faleminderit që ishe pasagjeri i parë që hape kufirin dhe jam i sigurt që është një lajm fantastik për të gjithë shqiptarët dhe grekët në të dyja anët e kufirit. ”