Kryeministri i Malit të Zi në samitin e ‘Ballkanit të Hapur’, Rama intervistë për Report Tv: S’kanë ku shkojnë pa ardhur këtu, ‘Open Balkan’ prirje drejt së ardhmes

4 Nëntor 2021, 21:21

Rama tha se se ‘Ballkani i Hapur’ është për të ardhmen e rajonit dhe jo për interesa personale të ndonjërit prej drejtuesve të shteteve. Ai foli edhe për kryeministrin e Malit të Zi i cili ishte në samit.

 “Ai ka ardhur për një takim bilateral, dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe të diskutojmë këtë çështje, që është një diskutim i hapur, dhe jam i bindur që të gjithë do vijnë këtu se s’kanë ku shkojnë, s’kanë ku shkojnë në sensin e prirjes drejt së ardhmes, është një prirje drejt së ardhmes ‘Ballkani i Hapur’.