Kryeministrja e Finlandës humb mundësinë për një mandat të dytë! Tre parti në koalicion, nuk formojnë dot qeverinë

3 Prill 2023, 14:25

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin duket se e ka humbur mundësinë e saj për një mandat të dytë në pushtet me partinë e saj duke pasur dy kundërshtarë konservatorë në një garë intensive trepalëshe për kontrollin e parlamentit.