Kryen 14 vjedhje brenda 3 muajve, dy të arrestuar në Berat

19 Prill 2022, 12:27 | Përditesimi: 19 Prill 2022, 12:27

Dy operacione të veçanta në Berat kundër vjedhjeve ka vënë në pranga dy persona. Në pranga ra 40-vjeçari Aleks Dhimitri, i cili  akuzohet se ka kryer 9 vjedhje në disa automjete. Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara dyshohet se ky shtetas është autor i 9 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.  Ky shtetas vidhte targat e automjeteve, karburant dhe aksesorë të tjerë të automjeteve.  

r.k./Shqiptarja.com