Kryeplaku i Kelmendit për Report Tv: Pilotin dhe pasagjerin, erdhi një makinë i mori! Nuk u lejuan barinjtë që të afroheshin! Këtu ka pasur kanabis të kultivuar

4 Tetor 2021, 13:13

Kryeplaku i Kelmendit, Prek Vata për Report Tv ka deklaruar se pilotin dhe pasagjerin ka ardhur një makinë dhe i ka marrë duke i larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka deklaruar se avioni është ulur fillimisht, por më pas ka tentuar që të ngjitet, por nuk ia ka dalë. Dy pasagjerët në avion, ka deklaruar ai ka ardhur një makinë dhe i ka marrë.

"Është ulur avioni, ka tentuar që të ngrihet sërish. Si pas asaj që kanë parë barinjtë, duket se ka pësuar defekt, ka rënë në një gardh dhe shtyll pishe, ka ardhur një makinë dhe i ka marrë ato dy personat, ka dhe shenjat e policisë. Policia është në dijeni, nuk ka shtëpia afër këtu, barinj që kanë tokën këtu. Nuk i kanë lënë barinjtë që t'u afrohen. Ka pasur kultivim të kanabisit në këtë zonë", tha ai.