Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2020, ku ka treguar shifrat për veprat penale, kallëzimet, procedimet më të shpeshta në Shqipëri, si dhe krahasimin me vitin 2019.
Çela tha se prokuroria ka trajtuar mbi 58 mijë materiale kallëzimi, teksa vjedhja e pasurisë ka numrin më të lartë të veprave penale.
Sakaq duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Çela vuri theksin tek nevoja për prokurorë të rinj, ndërkohë që shtoi se duhet bërë akoma më shumë punë në drejtim të luftës kundër pastrimit të parave.
Ka nevojë për një rritje urgjente të numrit të prokurorëve dhe gjyqëtarvë pa diskutim. Ka një rënie të kërkesave të urdhërit penal që prokuroritë kanë pasur gjatë 2020. Është një nga objektivat tonë për 2021 për të analizuar këtë. Ngelet shumë për tu bërë një drejtim të luftës kundër pastrimit të parave, ka nevojë për rritje të numrit të personave të dënuar dhe të konfiskimeve.’- tha Çela.
















