Kryeqyteti sot vishet me ngjyrat e derbit, luhet Partizani-Tirana! Pritet një ‘Air Albania’ e mbushur plot

2 Tetor 2022, 18:53

Në 19:00 në ‘Air Albania’ nis sot akti i radhës i derbit të kryeqytetit Partizani-Tirana. Të kuqtë pritës do të kërkojnë të thyejnë ‘mallkimin’ pasi kampionët aktualë të Shqipërisë nuk mposhten nga Partizani prej pesë ndeshjesh. Sfida pritet me shumë rivalitet, ndërsa “demat e kuq” vijnë në këtë supersfidë si kryesues të kampionatit me 12 pikë, + 4 nga bardheblutë e vendit të 5-të.