Kryesor shqiptari Enea Jorgji, Leipzig fiton 1-3 në Zvicër për Ligën e Kampioneve

20 Shtator 2023, 09:31

Në stadiumin "Uankdorf" në Bernë të Zvicrës, Young Boys humbi 1-3 kundër gjermanëve të RB Leipzig. Ishin miqtë që kaluan në avantazh me Simakan në minutën e tretë, ndërsa Elia barazoi në të 33 minutë. Megjithë lojën e luftuar, Schlager nga jashtë zone lëshoi një "predhë" në minutën e 73 për t'i dhënë avantazhin RB Leipzig. Në fund të lojës (90+2) Sesko dërgoi shifrat në 1-3. Tanimë Leipzig ka tre pikë në këtë grup.