Kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve në Shkodër thirrje Ramës: Muzeu për krimet e komunizmit të bëhet në ish-burgun e Spaçit, jo në Reps!

20 Maj, 17:11

Shoqata e ish-të përndjekurve politik në Shkodër ka kundërshtuar draftin e Qeverisë për ndërtimin e muzeut në fshatin Reps. Kreu i shoqatës Zenel Drangu në një thirrje drejtuar Kryeministrit Rama tha se muzeu për krimet e komunizmit duhet të ndërtohet në ish-burgun e Spaçit.