Kryqi i Kuq Shqiptar fushatë për ndihmë në Ukrainë, Katuçi: Kërkojmë vetëm vlera monetare! Do dërgohen për ukrainasit në nevojë

3 Mars 2022, 12:12

Katuçi tha se në fushatën e Kryqit të Kuq Shqiptar kërkohen vetëm vlera monetare, dhe jo ushqime apo veshje. Katuçi tha se komponentë të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq janë prezentë në Ukrainë edhe përpara konfliktit për shkak të krizave të mëhershme.Ndër të tjera Katuçi theksoi se sot është dita e katërt e fushatës dhe kanë lënë një afat 10 ditor për këtë fushatë sensibilizuese.