Kthjellime dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

15 Qershor 2021, 12:50

Vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Sipas MeteoAlb mbetet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në zonat malore, por kthjellimet mbizotërojnë bregdetin dhe zonat e ulta deri pak pas mesditës, kur vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pas-ardhës.