Kthjellime e vranësira kalimtare gjatë ditës, rriten temperaturat

12 Prill 2021, 14:19

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit. Sipas MeteoAlb edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndersa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.