Kthyen ofiçinën në magazinë të drogës në Patos, kapen 7 kg kanabis, 5 të arrestuar

10 Gusht 2021, 11:50 | Përditesimi: 10 Gusht 2021, 11:50

5 persona janë arrestuar, pasi akuzohen për kultivimin dhe shitjen e kanabisit në zonën e Patosit dhe Fierit. Trafikantët kishin përshtatur një ofiçinë të vjetër në Patos në ambiente për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e kanabisit. Në kuadër të operacionit të koduar “Ofiçina”, u sekuestruan 6 doza kokaine, 7 kg kanabis,  5 automjete dhe 6 aparate celularë.

KT/Shqiptarja.com